Ministri Peci merr pjesë në hapjen ceremoniale të Panairit Ndërkombëtar Bujqësor në Plovdiv të Bullgarisë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, me ftesë të Ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit të Bullgarisë, Kiril Vatev ka marrë pjesë në hapjen ceremoniale të Panairit Ndërkombëtar Bujqësor, i cili është mbajtur në Plovdiv të Bullgarisë.

Pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe Zëvendëspresidentja, Iliana Iotova.

“Ky panair me mbi 40,000 vizitorë është një ekspozitë gjithëpërfshirëse e bujqësisë, që përfshin shkencën, teknologjinë, pajisjet, produktet, inovacionet dhe shërbimet. Në kuadër të këtij panairi ka të pranishme edhe kompani nga Kosova. Përfshirja e kompanive nga Kosova i shton një dimension të vlefshëm ndërkombëtar panairit, duke nxitur shkëmbimin ndërkulturor dhe duke promovuar bashkëpunimin ekonomik!, ka shkruar Peci në “Facebook”.

Tutje Peci tha se organizimi i këtij panairi shërben si një riafirmim i fuqishëm i marrëdhënieve pozitive dhe frymës së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe homologes bullgare.

“Kjo përpjekje e mirëkoordinuar jo vetëm që nënvizon angazhimin e ndërsjellë për suksesin e panairit, por gjithashtu pasqyron një angazhim më të gjerë për bashkëpunimin dypalësh në sektorin e bujqësisë”, ka thënë Pecia.

Përfaqësuesi nga MBPZHR mbajti një prezantim të hollësishëm para audiencës në panair, ku ka folur për aplikimin e shkencës për mbrotjen e kulturave bujqësore./21Media

Back to top button