Atletja 14-vjeçare dhe nëna e saj u vranë në Mariupol

Një vajzë 14-vjeçare që fitoi medalje të arta në kampionatin kombëtar të peshëngritjes së Ukrainës është vrarë nga granatimet ruse në Mariupol, ka thënë këshilli i qytetit.
Alina Peregudova ishte kandidate për kombëtaren e Ukrainës dhe aspironte të përfaqësonte vendin e saj në nivelin më të lartë, përcjell rtv21.tv
Sportistja premtuese nga rajoni i Donjeckut ka vdekur nga predhat e armikut. Nga sulmi ka vdekur edhe nëna e saj, raporton BBC
Alina ishte një nxënëse në Kolegjin Rajonal të Specializuar Profesional të Sporteve në Donetsk dhe në Kolegjin e Rezervës Olimpike Serhiy Bubka.
“‘Paqja ruse’ po vret në Mariupol dhe bota nuk do ta harrojnë kurrë krimin e Rusisë kundër njerëzimit” tha këshilli i qytetit.
Departamenti i Kulturës Fizike dhe Sporteve të Ukrainës tha: “Është e vështirë të gjesh fjalë për të përcjellë ngushëllimet më të thella për të gjithë ata që e njohën”./21Media

Back to top button