Kaloni te përmbajtja kryesore

Atletja shqiptare, Luiza Gega shpallet kampione e Evropës

Atletja shqiptare, Luiza Gega sonte u shpall kampione e Europës në 3000 metra me pengesa në Mynih.
Nga metri i parë deri te i fundit, siç informoi Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, Gega dominoi garën dhe arriti të fitonte me kohën 9:11.31, duke marrë medaljen e artë dhe ngjitur Shqipërinë në majen e Europës.
“Një garë e jashtëzakonshme e Gegës, që tregon se është ylli i sportit shqiptar.”, u bë e ditur në njoftim./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button