Dy ushtarë shqiptarë lëndohen në Gramsh, arrrestohen tre shtetas me pasaporte ruse e ukrainase

Dy ushtarë shqiptarë janë lënduar si pasojë e një incident ka ndodhur sonte në Uzinën ushtarake në Gramsh, ku tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë.
Kështu ka informuar Ministria e Mbrojtjes, me ç’rast ka bërë të ditur se ushtarët janë lënduar gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj.
Shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të ndriçuar rrethanat e ngjarjes.
Sipas Ministrisë, ushtarët janë nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe gjendja e tyre është stabile.
“Gjendja shëndetësore e dy ushtarakëve shqiptare është e stabilizuar.”, është bërë e ditur në njoftim./21Media

Back to top button