“Aty ku mendimtarët dhe vendimmarrësit takohen”

Jahjaga takohet me Mbretin e Katarit, Sheikh Tamim Bin Hamad Al-Thani

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga po qëndron në Doha të Katarit, e ftuar në Forumin për Zhvillim, Stabilitet dhe Krizën e Refugjatëve, që organizohet nën patronatin e Lartëmadhërisë së tij, Emirit të Katarit, Tamim Bin Hamad Al-Thani.

“Me Lartëmadhërinë e tij, ish-Presidentja Jahjaga bisedoi për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Katarit, në veçanti bashkëpunimit ekonomik, duke e ftuar Emirin që të sjellë investime të reja në Kosovë dhe lobim për njohje në këtë pjesë të botës”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës ish presidentja e Kosovës u takua me personalitete të ndryshme që po marrin pjesë në këtë Forum, ku temë boshte e këtyre takimeve ishte fuqizimi i gruas në vendimmarrje dhe gjetja e mundësive të bashkëpunimit me Kosovën.

Forumi i përvjetshëm me moton “Aty ku mendimtarët dhe vendimmarrësit takohen”, mbledh pjesëmarrës nga e gjithë bota dhe hap mundësi të reja bashkëpunimi për adresimin e sfidave të ndryshme globale./21Media

Back to top button