Lumezi: Ata që veprojnë në mënyrë të paligjshme dënohen

KQZ e gatshme për zgjedhjet e parakohshme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), bënë të ditur se tashmë të gjitha përgatitjet e nevojshmë për procesin zgjedhor po rrjedhin mirë.

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi tha se prokuroria e shtetit ka marrë masat e duhura dhe janë të gatshëm të ndjekin. “Të gjithë ata që veprojnë në mënyrë të paligjshme në zgjedhje mund të dënohen me burgim deri në 5 vite, të gjithë ata që tentojnë të votojnë dy herë dhe të gjithë ata qe mundihen të vjedhin vota do të denohen deri në 3-5 vjet burgim”, tha Lumezi.

Ndërsa, zevendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Naim Rexha tha se ky institucion është në fazen përgatitore për zgjedhjet e parapara më 11 qershor dhe se ka filluar vlerësimet për gjendjen e sigurisë së përgjithsme në vend, që kërkohen për parandalim të veprimeve të kunderligjshme. “Memorandumi që parasheh për institucionet përkatëse, do ta mbështesim plotësisht”, tha Rexha./21Media

Back to top button