Auditorja e Përgjithshme kërkon t’i ulet paga!

Komisioni shtynë aprovimin e kërkesës së auditores, Vlora Spanca
Komisioni për Buxhet ka shtyrë aprovimin e kërkesës së auditores së Përgjithshme, Vlora Spanca e cila ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës zbritjen e pagës së saj me 25 për qind, nga rreth 3.800 euro me shtesa në 2.800. Derisa kërkesa për caktimin e pagës për Auditorin e Përgjithshëm, e shqyrtuar në këtë Komision, është vlerësuar nga deputetët e opozitës si e arsyeshme, por kritikuan Qeverinë që nuk po miraton Ligjin për Pagat, i cili rregullon pagat e të gjithë punonjësve në sektorin publik./21Media

Back to top button