Aurela Gaçe anulon koncertin në Tiranë për këtë arsye!

Këngëtarja Aurela Gaçe ka anuluar koncertin e saj në Tiranë.
Gaçe ka bërë të ditur se kjo ndodhi për shkak të motit të ndryshueshëm.
“Moti sot fatkeqësisht nuk na lejon të mbajmë koncertin e shumëpritur nga ne. Stafi nuk arrin dot as të montojë skenën e madhe, ndriçim, foni, vegla muzikore.. duket e pamundur”, u shpreh Gaçe.
Tutje, Aurela ka bërë të ditur se ajo dhe organizatorët janë përkujdesur për një tjetër datë në të cilën mund ta mbajnë koncertin.
Sipas Gaçës, koncerti radhës është më datë 17 qershor./21Media

Back to top button