Ministria e Shëndetësisë dëmton buxhetin për 20,000 euro

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka njoftuar se Ministria e Shëndetësisë përmes Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS) në dhjetor të vitit 2021 ka blerë një produktin Vancomycin 500 mg për 2.40 euro. Ndërsa Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) të njëjtin produkt e ka blerë 1.08 euro në prill të vitit 2022.
Sipas tyre, diferenca në çmim ka shkaktuar një humbje prej 20,000 euro.
“Po të ftoheshin të gjitha kompanitë që kanë autorizim marketing për këtë produkt për të ofertuar, atëherë mundësia që kontrata të lidhej me çmim më të ulët do të ishte më e lartë”, thuhet në njoftimin e KDI-së.
KDI kërkon nga MSH dhe SHSKUK që të kenë koordinim dhe bashkëpunim më të lartë, në mënyrë që mos të ketë humbje të parasë publike./21Media

Back to top button