Austria – BE-së: Kosova të njihet nga 5-shja dhe të avancohet dosja e aplikimit për anëtarësim

Ministrja e Qeverisë së Austrisë për BE dhe Kushtetutën, Karoline Edtstadler, ka adresuar kritika ndaj BEpsë pasi që sipas saj nuk ka bërë shumë në mbatjen e premtimeve për rajonin.
Përmes një reagimi të gjatë në platformën X ajo ka shprehur qëndrimin zyrtar të Austrisë që Bashkimi Evropian duhet të marrë drejtimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Sipas saj gjatë këtij viti duhet të hapen bisedimet për anëtarësim me Bosnje e Hercegovinën, ndërkohë përgjatë vitit 2024 thotë se duhet të organizohen konferenca ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Edstadler ka përmendur edhe Kosovën dhe dialogun për normalizim me Serbinë.
Ajo ka thënë se nëse Bashkimi Evropian dëshiron ta marrë drejtimin në rajonin e Ballkanin Perëndimor atëherë pavarësia e Kosovës duhet të njihet nga të gjitha shtetet e BE-së.
“Progres në bisedimet për anëtarësimin e Serbisë dhe procesimin e aplikacionit të Kosovës për anëtarësim para zgjedhjeve të BE- së ( ndërlidhur me zhvillimet e mëtejme në bisedimet për normalizim ndërmjet Serbisë dhe Kosovës); nëse BE dëshiron të prijë, njohja e Kosovës nga të gjitha vendet anëtare është imperativ”, thuhet në pikën 4 të propozimit austriak.
“Jam plotësisht i bindur se familja evropiane nuk është e plotë pa gjashtë partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor. Le të tregojmë se Evropa është e aftë të jetë një aktor gjeopolitik të paktën në portat e saj – jo, në oborrin e saj”, ka shkruar Edtstadler ./21Media
Russia’s war of aggression against Ukraine, the situation in Nagorno-Karabakh and the recent terrorist attacks on Israel should remind us that conflicts in our immediate neighbourhood are possible – also in the Western Balkans. Progress, and thus stability, (12/13)
— Karoline Edtstadler (@k_edtstadler) November 7, 2023