Kryeziu siguron se Kosova nuk do të humbet me Asociacionin: Çdo gjë do të krijohet duke u bazuar në Kushtetutë

(Lajm i përditësuar)

Ish gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese, Kadri  Kryeziu siguroi në emsionin “Click” RTV21 se Kosova nuk do të humbet me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.  Sipas tij kjo do ta ndihmojë Kosovën në  procesin integrues në Bashkimin Evropian.

“Besoj plotësisht në këtë, për shkak se çdo gjë të do krijohet duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, tha  Kryeziu.

Ai shtoi se një draft-status i tillë nuk ka nevojë të shkojë për diskutim në Kuvendin e Kosovës.

“Shumë mirë shtë e përkufizuar se kryeministri ka për detyre me dekretu këtë draft-status dhe detyrë ligjore e ka  me dërgu në Gjykatë Kushtetuese, Gjykata e Kushtetuese e miraton si të tillë ose nuk e miraton, dhe pastaj shkon në Asmable, në Asociacion dhe Asociacioni e miraton si të tillë, këto janë procedurat”, sqaroi Kryeziu.


A do të jetë Asociacioni një pushtet i tretë në Kosovë, tregon Kadri Kryeziu

Ish gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese, Kadri  Kryeziu tha në emisonin “Click” në RTV21 , se Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të përbëjë një nivel të tretë të qeverisjes në Kosovë.

“Kur të krijohet një pushtet duhet të vijë dikah duhet ta ketë një bazë, ose duhet të vjen nga pushteti lokal, ose nga pushteti qendror. Pushteti lokal është pjesë e pushtetit qendror, këtu po luftohet për pushtet. Me ps qenë shoqëri si po e quajmë këtë nuk ka pasur nevojë të bëhet gjithë kjo zhurmë. Këtu është për pushtet, por çfarë pushteti , ky është pushtet i çcentralizuar lokal, nënkupton disa kompetenca , d.m. th kompetencat pushtetin kanë me marrë prej komunave serbe edhe me ngrit me centralizu , ka me qenë një entitet, i cili ka me i mbrojtë këto interesa. Nuk e marrin prej pushteti. “, tha Kadriu.

Ai pranoi se figurativisht mund të jetë pushtet i tretë.

“Por nuk është nivel i tretë sepse përgjegjësi ka me i dhënë ky kryetar , ministrit të Pushtetit Lokal”, tha Kadriu./21Media

Back to top button