Autoblindat U.S.A për FSK-n!

SHBA’ja i ka dhuruar në formë donacioni Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) autoblinda të tipit ASV M1117

 

Për këtë donacion ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi.

Ministri i këtij dikasteri, Armend Mehaj, gjatë inspektimeve në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, njoftoi edhe për donacionin.

“Në vazhdën e vizitave nëpër njësitë e FSK-së, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, sot vizitoi Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, me qëllim të njoftimit lidhur me automjetet e blinduara të tipit ASV të donacionit të ri të SHBA-së”, u deklarua në njoftim.

Supozohet se autoblinda “M1117” është nga mjetet e para ushtarake amerikane që u ndërtua për rezistencë ndaj minave.

Back to top button