Për nder të 6 qershorit Ditës së Dëshmorëve të Kombit të Komunës së Mitrovicës, nën patronazhin e kryetarit të komunës, Agim Bahtiri dhe në bashkëpunim me Shoqatat e Dala nga Lufta e UÇK-së dega në Mitrovicë, sot do të mbahen homazhe te varrezat e dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës.

Me këtë rast, njoftohen familjarët e dëshmorëve dhe qytetarët e interesuar se në ora 11:00 do të bëhen homazhe dhe do të vendosen kurora me lule në varrezat e dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës.