Kujdeset për babin e sëmurë edhe pse edhe vet e sëmurë

Detyrohet çdo ditë të marr ujë disa kg larg shtëpisë

Emisioni “Edhe unë jam Kosovë”, këtë javë ka udhëtuar në fshatin Samadrexhë, të Komunës së Suharekës, ku jeton Luljeta Bugari së bashku me babin e sëmurë, të lidhur për shtrati. Ajo kujdeset për babin e saj edhe pse as vet nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, shkruan rtv21.tv

Kjo familje jeton në kushte shumë të rënda, duke me mungesë të ushqimit dhe ujit për t’u pastruar.

Pas përfundimit të luftës, ku familjes ju dogj shtëpia, disa persona bamirës ndërtuan këtë shtëpi, ku Luljeta dhe babai i saj jetojnë tashmë.

Luljeta gjatë rrëfimit te saj tregon për mungesën e një makine për larje, mungesë kjo që e detyron atë që të marr ujë shumë larg shtëpisë diku në fshat, e pastaj t’i laj e shpërlaj enët dhe veshjet jashtë në oborr.

Lujeta po vazhdon jetën me shpresë se dikush do ta ndihmoj për renovimin e shtëpisë por edhe për gjërat e tjera të nevojshme./21Media

 

Back to top button