Autobusi nga Kosova rrëshqet prej rrugës në Serbi
Në afërsi të Krushevacit në Serbi ka rrëshqitur nga rruga një autobus me udhëtarë nga Kosova. Nga ky incident disa prej udhëtarëve kanë marrë lëndime të lehta dhe për fat nuk ka pasur viktima. Për portalin rtv21.tv kjo u konfirmua nga kompania “Zhitia Turist”.
“Aksidenti ka ndodhur shkaku i vështirësive të rrugës, viktima nuk ka, disa prej udhëtareve kanë marrë lëndime të lehta asgjë serioze, ju bëjmë apel të kenë kujdes rrugëve dhe udhëtarëve tanë ju urojmë shërim sa më të shpejt”, thuhet në përgjigjen e kompanisë “ZhitiaTurist” për portalin rtv21.tv.
Autobusi ishte duke shkuar në drejtim të Sllovenisë nga Kosova. /21Media