Kaloni te përmbajtja kryesore

​Automjeti përplaset me motoçikletën, lëndohet një person në Prishtinë

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti mes një automjeti dhe një motoçiklete sot në rrugën “Robert Doll” në kryeqytet.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se personi i lënduar është ngasësi i motoçikletës.

“Sot rreth orës 12:20 në rrugën “Robert Doll”, Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i motoçikletës), ka pësuar lëndime trupore. Me rastin është duke u marr njësiti i trafikut,” ka thënë Ahmeti.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button