Kaloni te përmbajtja kryesore

Izraeli sulmon një kamp afër një spitali në Gazë

Një sulm ajror izraelit ndaj një kampi me tenda jashtë një spitali në Gazën qendrore, ka lënë të vrarë dy palestinezë dhe ka plagosur 15 të tjerë.

Sulmi goditi disa tenda në spitalin Al-Aksa në Deir al-Balah, ku mijëra persona për muaj të tërë po strehohen pasi janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës në pjesën tjetër të territorit.

Gazetarët që punojnë nga tendat afër ishin dëshmitarë të sulmit. Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar për këtë sulm.

Dhjetëra mijëra persona janë strehuar në spitalet në Gazë që nga nisja e luftës, duke i parë këto objekte si relativisht të sigurta nga sulmet ajrore. Izraeli akuzon Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe grupet e tjera militante se operojnë në dhe përreth ndërtesave shëndetësore. Ushtria izraelite ka thënë se ka vrarë dhjetëra luftëtarë, përfshirë edhe operativë të lartë të Hamasit.

Familjet palestineze që janë larguar nga zona, përfshirë edhe ata që paraprakisht ishin zhvendosur për shkak të luftës, thanë se janë urdhëruar që të largohen për në jug nga ushtarët izraelitë pas ditësh luftime të ashpra.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button