Kaloni te përmbajtja kryesore

Kandiq: Të pyeten Mojsiloviq e Vuçeviq për vendin se ku u varrosen Rukije e Feriz Krasniqi

Për vendin se ku janë varrosur Rukije dhe Feriz Krasniqi të vrarë më 27 mars 1999 në fshatin Sushicë të Shtërpcës, Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka thënë se duhet të kërkohet përgjigje nga shefi ushtrisë serbe, gjenerali Milan Mojsiloviq dhe ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq .

Kështu Kandiq ka shkruar në profilin e saj në rrjetin social X.

“Le të kërkojmë nga shefi i ushtrisë serbe, gjenerali Milan Mojsiloviq dhe ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, të zbulojnë vendin ku u varrosën trupat e Rukijes dhe Feriz Krasniqit, të vrarë nga pjesëtarët e UJ-së, më 27 mars 1999 në fshatin Sushicë (Kosovë)”, ka shkruar ajo.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button