Autoritetet e Mariupolit akuzojnë rusët për bombardimin e spitalit të fëmijëve

Këshilli bashkiak i qytetit jugor të Ukrainës, Mariupol, ka postuar video të një spitali fëmijësh dhe materniteti të shkatërruar në qytet dhe ka akuzuar forcat ruse se kanë hedhur disa bomba nga ajri.
“Shkatërrimi është i madh. Ndërtesa e objektit mjekësor ku u trajtuan fëmijët kohët e fundit është shkatërruar plotësisht. Informacioni për viktimat është duke u sqaruar. Një maternitet në qendër të qytetit, një repart për fëmijë dhe një departament i mjekësisë së brendshme … të gjitha këto u shkatërruan gjatë sulmit ajror rus në Mariupol”, tha Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës rajonale të Donetsk.
Policia e rajonit të Donetsk thotë se sipas informacioneve paraprake, të paktën 17 persona u plagosën, nëna dhe staf si rezultat i sulmit rus, transmeton rtv21.tv.
“Po zbardhen informacionet për viktima”, tha policia
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dënoi sulmin ajror në spitalin në Mariupol.
“Sulmet direkte e trupave ruse në maternitetin. Njerëzit, fëmijët janë nën rrënojat. Mizori! Edhe sa kohë do të jetë bota një bashkëpunëtor duke injoruar terrorin?”, tha Zelensky në llogarinë e tij në Telegram.
Presidenti e drejtoi sërish zemërimin e tij ndaj NATO-s për refuzimin e shpalljes së zonës së ndalim-fluturimit mbi Ukrainë, duke thënë “Mbyllni qiellin tani! Ndaloni vrasjet! Ju keni fuqi, por duket se po humbni njerëzimin”./21Media

Back to top button