Autoritetet ruse po kufizojnë shtrirjen e mediave perëndimore

Autoritetet ruse po kufizojnë më tej shtrirjen e mediave perëndimore: përveç faqes së internetit të Deutsche Welle, edhe faqja e internetit të mediumit britanik BBC-së është prekur nga masat.
Sipas rregullatorit rus të medias, aksesi është “i kufizuar”.
Sipas autoriteteve ruse, qasja në faqet e internetit të Deutsche Welle-s dhe mediave të tjera të pavarura “e kufizuar”.
Gjatë natës, organizata joqeveritare GlobalCheck dhe gazetarët e agjencisë së lajmeve AFP kishin identifikuar dhe dokumentuar probleme të aksesit në faqet e internetit të Facebook dhe media të ndryshme si Deutsche Welle.
Konfirmimi zyrtar pasoi në mëngjes: Autoriteti rus mbikqyrës i medias Roskomnadzor njoftoi se jo vetëm transmetuesin e huaj gjerman, por edhe faqet e internetit të transmetuesit britanik BBC, webfaqen e lajmeve në gjuhën ruse dhe angleze me bazë në Letoni, Medusa dhe Svoboda.
Svoboda është stacioni në gjuhën ruse i Radio Evropa e Lirë/Radio Liberty, një media e financuar nga Kongresi i SHBA.
Autoritetet ruse kanë forcuar masivisht goditjen e tyre ndaj zërave kritikë në media që nga fillimi i luftës ruse të agresionit në Ukrainë.
Stacioni i pavarur radiofonik Echo Moskvy (Moscow Echo), për shembull, njoftoi shpërbërjen e tij të enjten pasi u ndalua nga transmetimi shkak mbulimi i pushtimit të Ukrainës.
Gjithashtu u ndalua edhe kanali televiziv i pavarur Dozhd./21Media

Back to top button