OAK kërkon heqjen e taksës për certifikatën fitosanitare për export

 
Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) i është drejtuar me një shkrese, Kryeminsitrit të Kosovës, për heqjen e taksës së certifikatës fitosanitare, të cilën obligohen bizneset që t’ia paguajnë Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, në rastin e eksportit të produkteve ushqimore dhe zvogëlimin e taksave tjera nga AUV-i më së paku 50%.
“Kohët e fundit eksporti i Kosovës me produkte ushqimore ka shënuar rritje, andaj krijimi i lehtësirave në këtë aspekt, do të bënte që produktet tona në tregjet ndërkombëtare të dalin me çmime më konkurruese. Vende të ndryshme, ofrojnë politika e subvencione nga më të ndryshmet për prodhimet vendore të cilat dedikohen për eksport e të cilat Oda e Afarzimit të Kosovës në kontinuitet është duke i kërkuar. Krijimi i lehtësirave për eksportuesit vendor do të ndihmonte sado pak eleminimin e procedurave burokratike dhe në një formë të paktën disa taksa të panevojshme me të cilat ngarkohen këto të fundit, sipas mundësive ti zvogëlojmë sa më shumë, duke e pasur parasysh eksportin shumë të vogël që e kemi në krahasim me importin.”, thuhet në shkresën e OAK.
Rikujtojmë që shërbimi fitosanitar ka numrin më të madh të aktiviteteve brenda AUV-së. Përveç detyrave dhe obligimeve të përcaktuara me ligj, Inspekcioni Fito-Sanitar bënë kontrollin dhe inspektimin e të gjithë artikujve ushqimor dhe jo ushqimor që janë të përfshirë në Vendimin Nr. 01-932/2015 AUV-së.
“Andaj, konsiderojmë që heqja e taksës për këto shërbime për operatorët ekonomik të cilët eksportojnë produktet e tyre në vendet e tjera, do të ndihmonte duke ofruar kështu një përkrahje për eksportin vendor.
Për çdo eksport të një kamioni jashtë vendit, biznesi obligohet të paguaj një taksë eksporti prej 40 euro në AUV./21Media

Back to top button