Autoritetet ukrainase thonë se sulmet ruse vranë 4 persona

Sulmet ruse në Ukrainë kanë vrarë të paktën katër persona dhe kanë plagosur gjashtë gjatë dy ditëve të fundit, thanë autoritetet.

Në rajonin verilindor të Sumy, sulmet ajrore ruse vranë të paktën dy të hënën, tha administrata ushtarake lokale. Ushtria ruse përdori bomba rrëshqitëse dhe u raportuan katër shpërthime, sipas administratës.

Në Kherson jugor, një sulm rus vrau dy persona dhe plagosi një të dielën, sipas administratës ushtarake të rajonit.

Sulemt ruse dëmtuan zonat e banuara duke përfshirë tre ndërtesa shumëkatëshe dhe 13 shtëpi private, si dhe një tubacion gazi dhe makina në distrikt, sipas shefit ushtarak rajonal Oleksandr Prokudin.

Në rajonin lindor të Donetskut, sulmet ruse plagosën të paktën pesë persona në qytete të shumta duke përfshirë Kostyantynivka, Kurakhove, Zakitne, Maksymilianivka dhe Chasiv Yar, sipas Vadym Filashkin, kreu i administratës ushtarake të rajonit./21Media

Back to top button