S’ka kuorum, dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

(Lajm i përditësuar)


S’ka kuorum, dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Shtyhet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit për shkak të mungesës se kuorumit.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Kuvendi.

“Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë për sot në orën 11:00, në mungesë të kuorumit shtyhet për kohë të pacaktuar”, thuhet në komunikatë.

Kuvendi ka bërë të ditur se për mbajtjen e kësaj mbledhje do të njoftojnë me kohë.

Kujtojmë se mbledhja ishte paraparë që të mbahej sot, me fillim nga ora 11:00.


Mblidhet kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit do të mbajë sot mbledhje.

Në rend të ditës në mbledhjen e kësaj kryesie janë pikat e papërfunduara nga seanca plenare që u mbajtën më 8, 14 dhe 22 shkurt të këtij viti.

Mbledhja pritet të fillojë nga ora 11:00./21Media

Back to top button