AUV konfiskon 400 kilogramë mish

Në fshatin Gurrakoc të Istogut, njësiti policor ka ndaluar automjetin kombi me targa vendore të cilin e drejtonte një person i dyshuar.
Gjatë kontrollit është vërejte se në automjet i dyshuari kishte të ngarkuar rreth 400 kilogramë mish gjedhi për të cilin nuk posedonte dokument përcjellës dhe prejardhjen.
Policia përmes raportit 24 orësh kanë bërë të ditur se lidhur me rastin janë njoftuar inspektorët e AUV-së të cilët e kanë konstatuar se mishi nuk plotëson kushtet për konsum, e kanë sekuestruar dhe i njëjti do të asgjësohet.
Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa lënda e rastit për procedura tjera i procedohet AUV-së./21Media

Back to top button