“Avatar: The Way of Water” kalon shifrat e fitimeve mbi 1 miliard dollarë

Filmi “Avatar: The Way of Water” fillimisht me të lansuar nuk tregoi suksesin e pritur, edhe pse kryeson në Box Office, megjithatë ai vazhdon të fitojë në botë.
Sipas të dhënave, ky film në Box Office-n botëror kaloi shifra e fitimeve mbi 1 miliard dollarë, më saktësisht 1.030 miliard.
Në total, vetëm tre filma të lansuar gjatë 2022-tës kaluan shifrat e fitimeve mbi një miliard dollarë, e këtu përfshihen: “Top Gun: Maverick” , të cilit për të arritur shumën iu deshën 31 ditë dhe filmi “Jurassic World Dominion” të cilit iu deshën më shumë se katër muaj, ndërkaq Avatar 2 këtë shumë e arriti për 14 ditë.
“Avatar: The Way of Water” është filmi që më së shpejti në botë arriti këtë suskes prej vitit 2021. Filmi “Spider-Man: No Way Home” suksesin e arriti për 12 ditë shfaqjeje.
Ndërkaq në historinë e fillmit, vetëm gjashtë filma arritën të kalojnë shifrat e fitimeve 1 miliard dollarë brenda dy javëve lansimi.
Filmi i James Cameron “Avatar 2” u lansua kah mesi i dhjetorit 2022, me fitim të 134 milion dollarëve në kinematë e Amerikës Veriore, ndërkaq në ato botërore 435 milion.
Dhe ky film duket se do të vazhdojë të arrijë sukses edhe në vitin në vijim. Sipas parashikimeve, ai mund të fitojë deri në 1.5 miliard dollarë.
Filmi origjinal Avatar u lansua në vitin 2009, dhe mban pozitën si filmi më fitimprurës në histori, me fitim të 2.97 miliard dollarëve në botë.
Sipas Variety, filmi i dytë vazhdimësi e tij ka mundësi të ketë ngecje, këtë për shkak se boks ofisi global nuk ka marrë vetën akoma nga pandemia e COVID-19.
Për më tepër, Kina e cila ka tregun më të madh të kinemave në botë, po përjeton krizë sa i përket pandemisë, e në Rusi ky film nuk do të shfaqet për shkak të sanksioneve për luftimet në Ukrainë./21Media

 

Back to top button