Avdyli: I çojmë të fala Jasharajt që Qeveria s’ka m’u rrëzu

(Live Update)

Haxhi Avdyli deputeti i Partisë Guxo, propozon se të komensohen orët në mënyrë që të mos humbë askush.

Ai në një intervistë për “21 Drejtpërdrejt” në RTV21 i çoi të fala kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharajt që Qeveria Kurti s’ka me u rrëzu.

“Qeveria nuk ka me u rrëzu, i çojmë të fala edhe z. Jasharajt se Qeverinë nuk kena me rrëzu shumica e deputetëve edhe pse kemi mendim për ata punëtorë që t’iu ekzekutohen pagat kjo Qeveri ka me vazhdu deri në vitin 2025”, tha ai duke theksuar se duhet të mësohemi që t’i kryjmë mandatet.

Avdyli për Jasharajn: Le të anëtarësohet në PDK a AAK

Haxhi Avdyli deputeti i Partisë Guxo, sonte në një intervistë për “21 Drejtpërdrejt” në RTV21 i regoi kryetarit të SBASHK-ut Rrahman Jasharajt duke thënë ai nuk është “të na se tregojë kush është diktator në këtë vend”, duke ia lënë edhe opsionin që Jasharaj mund të anëtarësohet në ndonjë parti politike.

“Ky tension është i panevojshëm, tash kush po i frynë tensionit, unë mendoj që Sindikatat dhe udhëheqësit e Sindikatës goxha janë politizu sepse tek e fundit nuk I takon z. Jasharajt të na tregoj se kush është dictator në këtë vend. Sepse tek e fundit qytetarët e Kosovës e kanë votu Albin Kurtin. Nuk I takon atij, sepse ai aty është për të drejtat e punëtorëve e jo me na tregu neve e me u marrë me politika që nuk i takojnë. Është normale edhe Rrahmani me u merr me politika por le të anëtarësohet në PDK a AAK a kudo që e sheh vetën më shumë”, tha ai.

Avdyli: Jam për ata 25 mijë punëtorë që t’iu kompesohen pagat

Haxhi Avdyli deputeti i Partisë Guxo, subjekt që është pjesë e grupit parlamentar të VV-së, nuk po pajtohen me vendimin e Qeverisë për të mos ua dhënë pagat e shtatorit mësimdhënësve grevistë.

Megjithatë, Avdyli tha që se nuk ka qenë mënyra e duhur e bërjes së grevës nga sindikata duke theksuar se nuk është as për Jasharajn as për sindikatat por për punëtorët e arimit.

“Nuk jam për sindikatën për Rrahma Jasharaj dhe shokët e tij, unë jam për punëtorët e arsimit. Jam pëa ata 25 mijë punëtorë të cilët edhe janë mbajtës të familjes por edhe janë ata të cilët do ta mbartin edukimin e fëmijëve tanë që t’iu komensohen këto paga dhe të ecët përapara”, tha ai duke theksuar se është një moment që të “qetësohen gjakrat”.

Avdyli: Është e padrejtë mosekzekutimi i pagave për mësimdhënësit

Haxhi Avdyli deputeti i Partisë”Guxo”, subjekt që është pjesë e grupit parlamentar të VV-së, nuk po pajtohen me vendimin e Qeverisë për të mos ua dhënë pagat e shtatorit mësimdhënësve grevistë.

Avdyli në një intervistë për “21 Drejtpërdrejt” në RTV21 tha se është e padrejtë mosekzekutimi i pagave për mësimdhënësit.

“Mendoj që shumica e punëtorëve të arsimit kanë qenë kundër kësaj greve që opër mua ka qenë e pakuptim dhe mënyra si është zhvillu, por edhe shumica e punëtorëve janë edhe pro kompensimit të orëve. Mendoj që është e padrejt që të vazhdohet mosekzekutimi i pagave të tyre”, tha ai.

Avdyli tutje u shpreh se nëse arrihen që këto orë të humbura të zëvendësohen brenda vitit shkollor, atëherë kjo do të ishte një zgjidhje ku të gjithë do të fitonin.

“Normalisht që greva po po çrregullon edhe vikendet edhe nëse vazhdon edhe një javë shtyrja e pushimit. Por, ky është një çmim që duhet ta paguajnë edhe arsimtarët edhe fëmijët tanë”, tha Avdyli.

Ai tha se kjo e ulë motivin për punë dhe drejtpërdrejt “do ta ulë cilësinë në arsim”./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button