Avdyli: Kemi bërë të gjitha kompromiset për krijimin e institucioneve

Nënkryetari i Partisë Guxo, pjesë e koalicionit më Lëvizjen Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, thotë se si koalicion fitues i zgjedhjeve i kanë bërë të gjitha kompromiset e nevojshme për zhbllokimin e ngërçit dhe krijimin e institucioneve të reja dhe se tanimë duhet pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Avdyli tha për RTV21 se partitë ish-opozitare janë treguar destruktive sa i përket ofrimit të një zgjidhjeje për krijimin e institucioneve pasi sipas tij, të njëjtat janë me traumën e humbjes në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Koalicioni ynë fitues ka bërë kompromiset e nevojshme për krijimin ei institucioneve duke përfshirë ftesat për koalicion ndaj LDK-së dhe nismës… por kjo ka hasur në vesh të shurdhër. Përveç Nismës partitë opozitare janë treguar shumë destruktive në kuptimin e ofrimit të një zgjidhjeje për krijimin e institucioneve të Kosovës. Ishte bllokadë e panevojshme dhe lehtë e zgjidhshme vetëm duhej vullneti I partive por si duket inati dhe trauma e humbjes që kanë pësuar partitë opozitare s’po mund ta gëlltitin dhe në këtë rast më së shumti po humbë Kosova . Dhe ne si parti fituese kemi dhënë gjitha opsionet e nevojshme ,.. si votimi i hapur, ai I mbyllur …u refuzuan ftesat për bashkëpunim dhe gjitha mundësitë dhe jemi këtu ku jemi dhe tani duhet të presimi verdiktin e Gjykatës dhe çkado që ai te jetë do të respektojmë dhe do të vazhdojmë më tutje”, tha Avdyli për RTV21.
Së fundmi ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, tha se partitë politike duhet të bëjnë kompromis në mënyrë që të dilet nga situata e krijuar pasi sipas tij, ky është thelbi i problemit./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?