“Aventura” e Ardian Bujupit kryeson toplistat

“Aventura” është kënga më e re nga Ardian Bujupi dhe reperi Noizy.
Me t’u lansuar, ky projekt u pëlqye mjaft shumë, e këtë më së miri e dëshmon edhe toplista me këngët më të pëlqyera në disa vende të botës, ku “Aventura” zë vendet e para.
Bujupi patjetër që do të ishte krenar me këtë arritje, e për të njëjtën ka ndarë në Instagram një story ku dëshmohet suksesi I “Aventurës” që ka prekur vendin e dytë në top këngët më të dëgjuara në Zvicër.
Projekti i ri i Ardianit në bashkëpunim me reperin nga Shqipëria, është një këngë verore.
“Aventura” deri më tani ka mbledhur 1.6 milionë shikime në Youtube.
Projektin e ri të artistëve e gjeni në çdo platformë digjitale./21Media

Back to top button