Avionët amerikanë B-52 nesër do të fluturojnë mbi qiellin e Maqedonisë së Veriut

Pjesë e forcës ajrore amerikane në Evropë dhe Afrikë, nesër në orën 14:35 do të fluturojnë mbi Shkup, me dy avionë ushtarakë të tipit B52, përcjell TV21. Nga Ministria e Mbrojtjes njoftuan se avionët do të demonstrojnë aleancën e fortë në NATO dhe se të njëjtit përfaqësojnë garantues për të gjithë zonën euroatlantike, përfshirë Maqedoninë e Veriut.

“Për të treguar përkushtimin dhe garantimin e sigurisë ndaj aleatëve ballkanikë dhe partnerëve të NATO-s, Forcat Ajrore Amerikane gjatë ditës përveç mbi qiellin e Maqedonisë, do të kryejnë fluturime edhe mbi Kroaci, Mal të Zi dhe Shqipëri”, informuan nga Ministria e Mbrojtjes.

Fotoreporterët e interesuar do të mund të ndjekin fluturimet nga Kalaja e Shkupit, shkruan Tv21./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button