Avionët rus mbi Alaskë!

2 avionë dhe 2 bombardues të Rusisë janë parë duke fluturuar në Alaskë

Avionët amerikanë kanë zbuluar dy bombardues rus TU-95, të shoqëruar nga dy avion luftarakë SU-35, teksa po fluturonin në afërsi të bregdetit të Alaksës, ka njoftuar Komanda e Mbrojtjes së Hëpësirës Ajrore të Amerikës Veriore.

Zyrtarët kanë thënë se pas shumë vjetësh bombarduesit rusë janë shoqëruar nga avionë luftarakë rusë.

Ata kanë fluturuar jashtë hapësirës ajrore amerikane, por kanë qenë në zonën në perimetër prej 200 miljesh, ku ushtria amerikane kërkon nga drejtuesit e mjeteve fluturuese të identifikojnë veten.

Kurse Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka thënë se fluturimet mbi ujërat neutrale në Oqeanin Paqësor, përgjatë ishujve Aleutian, ishin “rutinë” dhe ishin në përputhje të rregullave ndërkombëtare të hapësirës ajrore.

Back to top button