Luan Haradinaj “Krenaria e kombit shqiptar”

Në 20 vjetorin e rënies, Lidhja e Historianëve të Kosovës i ka ndarë një çmim luftëtarit Luan Haradinaj

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka njoftuar me rastin e shënimit të 20 vjetorit të rrënjës heroike të Heroit të Kombit, Luan Haradinaj, i ka akorduar titullin “Krenaria e kombit shqiptar” të kësaj lidhje.

Sipas njoftimit të kësaj Lidhje, akordimi i titullit është bërë me motivacion “Për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë në formimin e celulave të para të UÇK-së dhe për flijimin për lirinë dhe pavarësinë e Republikës se Kosovës”.

Dekorata për Heroin e Kombit Luan Haradinaj, do të i dorëzohet nesër familjes Haradinaj.

Back to top button