Avokati serb Stojkoviq bën homazhe te varri i Blerina Jasharit

Avokati i politikanit opozitar serb, Nikola Sanduloviq, Çedomir Stojkoviq, ka bërë sot homazhe te varri i Blerina Jasharit në Kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz.

Ai me këtë rast te varri i Blerina Jasharit, e cila ishte shtatë vjet kur u vra mizorisht nga forcat serbe së bashku me familjen e saj, ka lënë edhe një mesazh.

“Urrejtja vdes. Ti jeton përgjithmonë. Një mijë lot për një mijë vjet, dhe miliona shpresa dhe ëndrra. Të cilat fillojnë me fjalën “Më fal””, thuhet në mesazh e shkruar në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe.

Çedomir Stojkoviq kishte paralajmëruar më herët se do të vizitojë Kompleksin Memorial Adem Jashari”, pasi një gjë të tillë më herët kishte bërë edhe Sanduloviq, i cili u arrestua dhe u rrah brutalisht nga BIA serbe pas kthimit të tij në Serbi

Back to top button