Përplasje në Kuvend, sigurimi nuk zbaton kërkesën e kryesueses

Një përplasje ka ndodhur sot në seancën e Kuvendit të Kosovës mes dy deputetëve të parlamentit, Mimoza Kusari – Lila nga VV dhe deputetit të PDK-së, Ferat Shala, për mbajtën e fjalimit në foltoren e Kuvendit të Kosovës.

Në këtë rast është përfshirë edhe deputeti tjetër i VV-së, Sali Zyba. Deri të përplasja erdhi kur deputeti Shala ka kapur mikrofonin për t’i pamundësuar fjalimin e deputetes Kusari-Lila në foltore.

Ndaj këtij veprimi ka ndërhyrë kryesuesja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci duke kërkuar nga deputeti Shala dhe deputeti Zyba që të ulet në ulëset e tyre. Bogujevci kërkoi të ndërhyjë edhe sigurimi në seancë, por nuk u dëgjua zëri i saj.

“Deputeti Shala kërkojmë që të uleni në vendin tuaj. Zotëri Zyba ju lutemi të uleni në vendin tuaj. Mos më detyroni me thirr sigurimin për të dytë. Sigurimi e hiqni prej sallës zotri Shalën dhe zotëri Zybën. Tani e thërras sigurimin. E kam të pamundur në secilën seancë, ku burrat çohen në këmbë dhe më tregojnë mua se si ta bëjë unë interpretimin e Rregullores. Mjaft më. Asnjëri prej juve nuk e kanë të drejtën e fjalës, pasi që sigurimi nuk po hynë dhe nuk e dëgjon kërkesën e nënkryetares kur është e rregulluar me Rregullore të Kuvendit. Mimoza Kusari e ka fjalën”, theksoi ai.

Në seancën e sotme po diskutohet projekt-rezoluta për të gjeturat e Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh).
Back to top button