Avokati tregon se çka tha i dyshuari për vrasjen e 18 vjeçares
I arrestuari me iniciale A.S., nuk ka pranuar të deklarojë asgjë në lidhje me rastin, vdekjen e vajzës 18 vjeçare, të cilën dyshohet se bashkë më një person tjetër, ta kenë dërguar pa shenja jete ditën e djeshme ne Emergjencën e Ferizajt.
“Ai nuk ka deklaruar asgjë vetëm ka thënë se i kam dëgju disa bërtima”, ka thënë avokati Avni Hysiqi, i caktuar sipas detyrës zyrtare për ta mbrojtur të pandehurin A.S.
Megjithatë, Hysiqi, ka thënë se do refuzojë ta mbrojë të dyshuarin, për shkak të ndjeshmërisë së lartë të rastit.
“Bile unë as nuk do ta mbrojë fare pasi rasti është shumë i ndjeshëm. Nuk do ta pranojë këtë rast, le ta gjejë një avokat tjetër se unë as që merrem me të”, ka thënë Avni Hysiqi.
Të dyshuarit për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj janë të njohur për organet e drejtësisë.
A.S., akuzohet bashkë me babanë e tij për një incident të plagosjes së një qytetari nga Peja me inicialet G.P.
Kurse i dyshuari tjetër D.K., ka disa vepra penale, por dënimet ndaj tij kanë përfunduar./kallxo
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?