Avokatja e Trump: Mezi presim të mbrohemi kundër pretendimeve për mashtrim

Avokatja e ish-presidentit amerikan Donald Trump e quajti padinë e Prokurores së Përgjithshme të New York-ut kundër ish-presidentit dhe Organizatës Trump një produkt të “agjendës politike” dhe tha se ajo pret të mbrojë klientin kundër pretendimeve.
“Dokumentimi nuk është i fokusuar as në fakte dhe as në ligj, përkundrazi është i fokusuar vetëm në avancimin e agjendës politike të Prokurores të Përgjithshëm”, tha Alina Habba, avokate e Trump që ka përfaqësuar ish-presidentin në çështjet gjyqësore të Organizatës Trump me qendër në New York, përcjell rtv21.tv
“Është shumë e qartë se Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka tejkaluar autoritetin e saj ligjor duke u futur në transaksione ku nuk ka pasur absolutisht asnjë shkelje. Ne kemi besim se sistemi ynë gjyqësor nuk do të përballojë këtë abuzim të pakontrolluar të autoritetit dhe ne mezi presim të mbrojmë klientin tonë kundër secilit prej pretendimeve të pabaza të Prokurorit të Përgjithshëm”, tha ajo.
Prokurorja Letitia James njoftoi të mërkurën për padinë kundër Trump, tre fëmijëve të tij dhe Organizatës Trump, duke pretenduar praktika mashtruese financiare që përfshijnë më shumë se një dekadë. James gjithashtu ia referoi çështjen prokurorëve federalë dhe Shërbimit të të Ardhurave të Brendshme për hetim penal, raporton Politico
Padia e Prokurores kërkon rreth 250 milionë dollarë dëmshpërblim, një ndalim pesë-vjeçar për Trump, Donald Trump Jr., Ivanka Trump dhe Eric Trump nga blerja e ndonjë pasurie të paluajtshme në New York, dhe një ndalim të përhershëm për ish-presidentin dhe tre fëmijët nga shërbimi në ndonjë bord korporate të kompanive të New York-ut ose në ndonjë biznes të licencuar në shtet.
Vetë Trump tha se hetimi ishte “i tmerrshëm” në një paraqitje të mërkurën mbrëma në “Hannity” të Fox News./21Media

Back to top button