Ministrat e BE-së ranë dakord për masa të reja kufizuese kundër Rusisë

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian ranë dakord në New York për të shtyrë përpara një raund të ri sanksionesh kundër Rusisë, u tha gazetarëve shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

“Ne do të vazhdojmë dhe do të rrisim mbështetjen tonë ushtarake, do të vazhdojmë të ofrojmë armë për Ukrainën dhe do të studiojmë, do të miratojmë masa të reja kufizuese personale dhe sektoriale”, tha Borrell.

Detajet e sakta për këto sanksione të reja duhet të përcaktohen ende, shtoi ai. Marrëveshja e arritur në Nju Jork, për të cilën ai tha se ishte unanime, ishte një marrëveshje “politike”, përcjell rtv21.tv

“Disa orë pas fjalimit të Putinit, ishte një çështje për të dërguar një mesazh të fuqishëm politik. Ata nuk do të lëkundin vendosmërinë, unitetin tonë, për të qëndruar pranë Ukrainës”, theksoi Borrell.

Ai tha se kishte besim se “marrëveshja unanime” do të ishte e mundur për paketën e re të sanksioneve, raporton CNN

“Është e qartë se Putini po përpiqet të shkatërrojë Ukrainën. Në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe ligjin ndërkombëtar, Ukraina po ushtron të drejtën e saj legjitime për t’u mbrojtur kundër agresionit rus, për të rimarrë kontrollin e plotë të territorit të saj dhe ka të drejtë të çlirojë territoret e pushtuara brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht. Dhe për këtë, ne do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet e Ukrainës, sigurimin e pajisjeve ushtarake, për aq kohë sa të duhet” tha Borrell./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button