Avokatja tregoi arsyen më të zakonshme pse po divorcohen çiftet

Avokatja britanike e divorcit e cila quhet edhe “mbretëresha e divorceve”, Ayesha Vardag, ka shpjeguar se cilat mendon se janë problemet më të zakonshme në martesë, për të cilat çiftet kërkojnë shërbimet e saj.

Ajo thotë se gjithnjë e më shumë njerëz po divorcohen për shkak se nuk dinë të përdorin teknologjinë moderne, kështu që partnerët e tyre gjejnë mesazhe, foto apo aplikacione që nuk duhet t’i kenë. Megjithatë, thekson se  arsyeja më e zakonshme për divorc është se bashkëshortët ndahen me kalimin e kohës.
“Unë gjithmonë them se shumica e divorceve ndodhin sepse e kuptoni se personi me të cilin jeni nuk është më personi me të cilin jeni martuar”, tha ajo për Vardag.
Tutje ajo shton se një problem i madh është edhe rritja e kostos së jetesës.
Disa duhet të kthehen te prindërit e tyre ose të jetojnë me fëmijët e tyre të rritur, gjë që nuk është e lehtë për askënd – thotë Ayesha, e cila është divorcuar vetë, dhe shton se është shumë e rëndësishme në fund të martesës të kuptojmë se marrëdhëniet ndonjëherë thjesht ndryshojnë. dhe se divorci nuk është faji i askujt./21Media
Back to top button