AVONET: Osmani mos ta zvarrit dekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit

Presidentja e Kosovës,  Vjosa Osmani ende nuk e ka dekretuar Blerim Isufajn, kandidatin e propozuar nga KPK për Kryeprokuror.

Lidhur me këtë rrjeti i OJQ-ve AVONET, i ka kërkuar Presidentes ushtrimin e detyrës së saj.

“Duke pasur parasysh se Blerim Isufaj qysh me 6 prill 2022 ishte përzgjedhur nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për Kryeprokuror të Shtetit, AVONET shpreh shqetësimin për vonesën e Presidentes së Kosovës që ta dekretoj z. Isufaj, sepse kjo paraqet mosushtrim të kompetencave nga Presidentja Osmani”, deklaron AVONET.

Tutje AVONET thotë se arsye për zvarritje nuk ka pasi që kandidatët e pakënaqur i kanë shterrur mundësitë ligjore në gjykata.

“Poashtu, të gjitha arsyet për zvarritje kanë kaluar, sepse të gjitha kandidatët e pakënaqur kanë shterrur mundësitë ligjore nëpër gjykata dhe kjo zvarritje e dekretimit ka kaluar çdo limit të parë deri më tani në procesin e emërimit të Kryeprokurorit”, shton AVONET.

AVONET, tutje deklaron që një pozitë e tillë të rëndësishme në sistemin e drejtësisë nuk mund të vazhdojë të ushtrohet nga një ushtrues detyre./21Media

Back to top button