Restaurohet shtëpia e Ryshyt Këpuskës në Gjakovë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka njoftuar se tashmë është restauruar shtëpia e Ryshyt Këpuskës, e cila i takon aseteve të trashëgimisë kulturore.

Në njoftim thuhet se shtëpia e Ryshyt Këpuskës në rrugën e Çabratit përfaqëson vlera unike të trashëgimisë kulturore si dhe ka rëndësi të veçantë arkitekturore për qytetin.

“Edhe një aset i trashëgimisë kulturore tashmë i restauruar. Një nga shtëpitë më të vjetra në Gjakovë pas punimeve nga profesionistët ka marrë pamje të re. Shtëpia e Ryshyt Këpuskës në rrugën e Çabratit përfaqëson vlera unike të trashëgimisë kulturore si dhe ka rëndësi të veçantë arkitekturore për qytetin”, thuhet në shkrimin e MKRS-së në Facebook./21Media

Back to top button