Babadimrat fusin Pemën e Krishtlindjes në akuarium

 
Dy persona me kostume babadimri u zhytën në ujin e akuariumit Tropicarium në Budapest. Ata në ujë zhytën edhe pemën e Krishtlindjes.
Të dy, gjatë zhytjes u shoqëruan nga peshq ekzotik dhe peshkaqenë.
Futja e pemës së Krishtlindjes në ujin e këtij akuariumi është traditë vjetore. Me këtë rast, atje mblidhen vizitorë të shumtë të cilët përcjellin zhytjen e babadimrave, të cilët fusin në mesin e kafshëve detare pemën e Krishtlindjes.
Për këtë, zhytësi Istvan Deres ka thënë se çdo vit zhytet në këtë akuarium me kostume babadimri. Sipas tij, kjo është me rëndësi sepse pema e Krishtlindjes atje bëhet pjesë e shtëpisë së tyre. Megjithatë kjo është me rëndësi edhe për ta si persona sepse një ngjarje e tillë realizohet vetëm një herë në vit.
Ky akuarium mban 1 milion litra ujë me kripë, dhe është strehë e tetë peshkaqenëve dhe kafshëve të tjera detare.
Deres ka thënë se është e vështirë të zhytet në akuarium me kostum babadimri sepse ka shumë gjëra të ngjitura për të. Ai ka thënë se duhet të kenë kujdes që të mos kapen në diçka në ujë, që do të thotë se zhytja nuk është aspak e lehtë.
Pema e Krishtlindjes në akuariumin Tropicarium në Budapest do të qëndrojë e vendosur nën ujë deri në fund të sezonit të kremtave të fundvitit./21Media

Back to top button