Babai dyshohet se tentoi ta vrasë djalin, prokuoria jep detaje

Një burrë 65-vjeçar dyshohet se ka tentuar të vrasë të birin. Ngjarja ka ndodhur të enjten në mëngjes rreth orës 07:00 në fshatin Bardhosh të Prishtinës.
Lidhur me rastin zëdhënësja e prokuorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj për portalin rtv21.tv ka thënë se është ndaluar një person, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe Vrasja e rëndë në tentative”.
“për të njëjtin është paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente. Prokuroria në koordinim të plotë me Policinë janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit të rrethanave të këtij rasti”, tha Ulaj./21Media

Back to top button