Shakira lanson këngë të re për ndarje nga Gerard Pique

Superylli kolumbian i muzikës Shakira, në këngën e saj të re “Bzrp Music Sessions, Vol. 53″ nuk e përmend emrin e ish bashkëshortit të saj, lojtarit të futbollit Zherard Pike, megjithatë nuk është nevoja të përmend pasi që dihet qartë se e këndon për të.
Shakira dhe Pique u ndanë vitin e kaluar. Ata kanë dy djem.

Ajo në këngë në mes vargjesh thotë: më le me shtypin tek dera, me borxhe.
Ajo për këtë i referohet akuzës që u bë ndaj saj për mashtrim me taksën multimiliona dollarëshe. Shakira e mohon se ka vepruar në kundërshtim me ligjin.
Këngëtarja Shakira në këtë këngë pëlcet me fjalë edhe ndaj të dashurës së re të Piques, për thashethemet për babesinë e tij, ku thotë: “ai ndërroi një Ferrari për një Twingo” dhe një “Rolex për Casio”.
Siç dihet, Pique njihet si adhurues i veturave luksoze dhe orëve.
“Një ujk si unë nuk është për dikë si ti”, shton ajo në një varg tjetër.
Pique nuk ka komentuar akoma për këtë këngë.
Videoja muzikore e këngës Bizarrap ka marrë miliona klikime, më saktësisht mbi 50 milion brenda 24 orëve.
Ajo me këtë këngë theu rekord në kategorinë për këngën më të suksesshme të një këngëtareje latine, për arritje të kaq klikimeve për 24 orë./21Media

Back to top button