Babai e kërcënon djalin me pushkë

Një burrë nga Suhareka ia drejtoi pushkën të birit duke e kërcënuar dje rreth orës 15:00. E sipas viktimës e gjithë kjo ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje që kishte me të atin.
“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me babanë e tij, të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti e kishte kanosur me një pushkë gjuetie”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Policia nga i dyshuari ka konfiskuar një pushkë gjuetie me leje te skaduar.
Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button