I konfiskohet drogë, arrestohet një burrë

Dje policia ka bërë të ditur se është arrestuar një burrë nga Leposaviqi pasi që të njëjtit në afërsi të shtëpisë i është gjetur substancë narkotike.

”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në afërsi të shtëpisë se tij janë gjetur 23 bime kanabis sativa, ndërsa gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur 133 gram substancë narkotike e llojit marihuanë”, është bërë e ditur në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button