Babai gjeti djalin 20 orë pas aksidentit

Djali në spital ishte shënuar me emër tjetër

20 orë nuk kishte asnjë lajm për djalin e tij Sedat Rexhepin, i cili ishte njëri ndër udhëtarët e autobusit i cili u rrokullis mbrëmë.

Prindi i tronditur tregoi se djalin e ka gjetur sot në mesditë, në spitalin “8 Shtatori”

Arsyeja pse nuk ka mundur ta gjejë djalin ka qenë se atë në spital e kanë regjistruar me emër tjetër.

Sedat Rexhepi ka qenë mbrëmë duke udhëtuar nga Shkupi për në Gostivar, duke u kthyer nga puna./21Media

Back to top button