1 muaj paraburgim për personin që e detyrojë gruan të abortojë

Gruaja kishte abortuar në muajin e pestë

Gjykata Themelore në Gjilan njofton se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit Sh. H.

I pandehuri dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar presion dhe dhunë psikologjike tek bashkëjetuesja A. R., në mënyrë që të marr vendimin për abortimin e fëmijës.

“Me këto veprime i pandehuri Sh. H. ka kryer veprat penale, shtrëngimi dhe shtytja në kryerjen e veprës penale ndërprerja e palejuar e shtatzënisë, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Gjilan.

I dyshuari është arrestuar para dy ditësh nga Policia e Kosovës./21Media

Back to top button