Kaloni te përmbajtja kryesore

Babai i viktimës nga Ferizaj i mllefosur me drejtësinë

Babai i viktimës 18 vjeçare nga Ferizaj, Muhabi Osmani tha se vonë e ka kuptuar se vajza e tij ka qenë me një person që ka pasur vepra kriminale.
Ai tha për televizionin publik se është shumë i tronditur me rastin, por pret që organet e rendit dhe ligjit ta zbardhin rastin dhe për ta kapur përsonin e dyshuar i cili, siç thotë ai, vajzës së tij i mori jetën.
Babai i 18 vjeçares lutet që ky rastet të jetë i fundit.
Ai apeloi që prindërit të kenë kujdes dhe të përcjellin fëmijët e tyre se me kënd shoqërohen.
Osmani tha se vajza ka jetuar afër dy muaj me të dyshuarin, por siç tha ai, vajza e tij ka qenë në presion dhe është frikësuar t’i tregoj familjes për dhunën që i ka ushtruar personi që tashmë është në arrati.
Ai shtoi se vazhdimisht e kanë pyetur, por 18 vjeçarja nuk ka treguar asgjë, sepse ka qenë në presion psikik.
Muhabi Osmani u shpreh i mllefosur me organet e drejtësisë se si e kanë lënë në liri një person të dyshuar për disa vepra penale.
“Gjyqësori do të duhej të merrte masa ndaj këtij përsoni i cili familjen time e goditi keq. Jemi shumë te shqetësuar për këtë që më ka ndodhë”, shtoi ai.
Një person është arrestuar dhe një tjetër është në kërkim për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj. Rasti është dënuar ashpër nga krerët e institucioneve të shtetit, ndërsa për sot është thirrur një protestë, në orën 12:00 para stacionit policor në Ferizaj.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button