Babai tenton ta vrasë vajzën në Prizren, gjuan tri here me revole drejt saj

Një 59 vjeçar në fshatin Randovravë të Prizrenit ka tentuar ta vrasë vajzën e tij të enjten rreth orës 07:00 të mëngjesit. Polica njofton se i dyshuari pas një konflikti verbal me familjarët e tij ka nxjerr armën e zjarrit- pistoletën dhe ka shtënë tri here në drejtim të vajzës së tij (A. H. 31 vjeçe).

“I dyshuari fillimisht nëpërmes telefonit ka raportuar policin se e ka gjuajtur në drejtim të vajzës së tij dhe se nuk e din a e ka vrarë apo jo dhe në ndërkohe është vetë dorëzuar në Stacionin Policor Prizren. Patrullat policore bashkë me emergjencën janë nis menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë,

Po ashtu bëhet e ditur se në ndërkohë në Stacioni Policor Prizren veri kanë arrit dy viktimat (motër e vëlla) të cilët e kanë dorëzuar armë gjithashtu.

“Asnjë person nuk ishte vrarë apo lënduar. Nga Policia është bërë këqyrja e vendi të ngjarjes, mbledhje e provave dhe dëshmive dhe intervistimi i të dyshuarit dhe viktimave. Me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë.”, përfundon njoftimi./21Media

Back to top button