Policia po zhvillon aksion kundër keqpërdorimeve të rrymës në veri

Aktualisht Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion kundër keqpërdorimeve të rrymës në veri.

Kjo u bë e ditur nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane.

“Kjo ka ndodhur për shkak të angazhimit të jashtëzakonshëm të gjithë strukturave qoftë qeveritare, qoftë të sigurisë atje. Kemi prezencë të strukturave të sigurisë si kurrë më parë atje, kemi sundim të ligjit si kurrë më parë atje, por patjetër që kemi edhe sfida. Aktualisht Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion kundër keqpërdorimeve të energjisë elektrike, dhe këto kriprovalutat dhe mund të them se është suksesi i radhës”, tha ai./21Media

Back to top button