Babai vret djalin me thikë në Tiranë

Policia në Tiranë njofton se ka arrestuar një 74-vjeçar, që një ditë më parë vrau me thikë djalin e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, në ngarkim të shtetasit H. Gj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. Gj., 74 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi mbasditen e djeshme, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin A. Gj., i cili si pasojë ka humbur jetën në spital. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, në ngarkim të shtetasit H. Gj”, njofton policia.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?